Mesazhe nga zemra – Ferid Piku

14.00

Në këtë libër modest janë një pjesë e hytbeve të mbajtura nga unë që nga viti 2002 e më pas, shumica e tyre në xhaminë e Medresesë së ‘Tiranës. Botimin e tyre e pashë të arsyeshëm ne radhë të parë si detyrim ndaj atyre dijetarëve dhe hoxhallarëve të shumtë prej të cilëve edhe unë kam përfituar teksa përgatisja hytbet e çdo jave. Së dyti, me shpresën që ky kontribut edhe pse modest, mund të jetë nje ndihmë per kolegët e mi Iigjerues, që edhe ata për çdo javë kërkojnë dhe hulumtojnë materiale të ndryshme, me qëllim që dita e xhuma të jetë një ditë ndryshe dhe një furnizim i mirëfilltë shpirtëror për të gjithë besimtarët.

Nëse ti nuk denjon ta bësh diçka të tillë, nëse nuk i ruan epshet e tua, nëse nuk i çon atje ku të ka urdhëruar Zoti, do ta shohësh se do të të shkatërrojë epshi yt, do të të shkatërrojë kënaqësia jote me sëmundje nga më të ndryshmet, që s‘po dimë nga vijnë e si shërohen. Nëse vepron në kundërshtim me urdhrat e Zotit, Ai do të ta prishë familjen nga brenda, se ti s‘ke ruajtur nderin tënd, s‘ke ruajtur amanetin tënd dhe s‘do të kesh harmoni në familjen tënde. Në fund fare ti shkon ta bësh këtë punë, duke menduar se do të kënaqesh?! Jo për Zotin asnjëherë s‘ke për t‘u kënaqur, madje ky epsh, kjo kënaqësi do të të hajë kokën dhe do të të japë dënim të ashër përpara Allahut të Madhërishëm. Nderi për ne është i shenjtë, familja për muslimanët është e shenjtë. Le ta ulim shikimin, ta ruajmë zemrën, se Allahu i Madhërishëm shikon, sidomos në këtë kohë që epshet janë përhapur në të katër anët.

Krahaso
Artikelnummer: A0070 Kategorien: , Schlagwörter: , ,

Beschreibung

Në këtë libër modest janë një pjesë e hytbeve të mbajtura nga Autori që nga viti 2002 e më pas.

Shumica e tyre në xhaminë e Medresesë së ‘Tiranës.

A e dini se Profeti Muhammed (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:

„Gjynahu më i madh që bëhet tek Zoti, pas shirkut, është imoraliteti,

që burri ta çojë nderin e tij atje ku s‘ia ka lejuar Allahu dhe po kështu gruja ta çojë nderin e saj atje ku s’ia ka lejuar Allahu i Madhërishëm“.

Zusätzliche Information

Gewicht 200 g
Größe 210 × 25 × 148 mm

Bewertungen

Es gibt noch keine Bewertungen.

Schreiben Sie die erste Bewertung für „Mesazhe nga zemra – Ferid Piku“

Ihre E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.