Angebot!

Mos u trishto – Dr. Aid el Karni

18.00 16.00

8 vorrätig

Krahaso
Artikelnummer: A0021 Kategorie: Schlagwörter: , ,

Beschreibung

Në një kohë, në të cilën muslimanët janë të rrethuar me paragjykime të shumta përreth, si të jashtme ashtu edhe të brendshme, vjen ky libër inkurajues, i cili, është i rrënjosur në urdhërimet e Allahut të lartësuar dhe udhëzimin e shkëlqyer të të Dërguarit, Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si dhe shembujt e muslimanëve që erdhën para nesh.
„Mos u trishto“ është studim serioz dhe përpjekje e përgjegjshme, që mundohet të trajtoj anën psikike dhe shpirtërore të njeriut, si trazirat dhe ankthi, humbja e besimit dhe konfuzioni, depresioni dhe pesimizmi, shqetësimi dhe pikëllimi, hidhërimi dhe urrejtja, dëshpërimi dhe zhgënjimi.

Nje studim i thellë, i rrallë dhe me plot përgjegjësi synon shërimin e anës më të rëndë në jetën njerëzore, atë të shqetësimit dhe depresionit, humbjes së besimit dhe shpresës,rënies shpirtërore, pesimizmit, brengosjes, vuajtjeve dhe pikëllimit. Ky libër është një zgjidhje e problemeve të shekullit përmes dritës së Shpalljes qiellore dhe udhëzimit profetik. Të gjitha tezat e paraqitura këtu pajtohen ngusht me Fitre-n (natyrën e pastër njerëzore). Në brendinë e librit do të gjeni shembuj të ndryshëm, rrëfime tërheqëse, karakterë njerëzish përgjatë historisë, thënie nga sahabët dhe tabi’inët e respektuar, poezi nga poetë më të mëdhenj, rekomandime mjekësh të spikatur, këshilla nga të urtit dhe udhëzime nga dijetarët. Në shumë raste ofrohen për lexuesin mendime e pikëpamje nga dijetarë të Perëndimit dhe të Lindjes, nga të vjetërit dhe bashkëkohorët, të paraqitura nëpër revista apo gazeta të ndryshme, por që përputhen më të vërtetën. Ky libër është një organizim mendimesh të pjekura e të ndritshme, të cilat në mënyrë të shkurtë të thonë: „jeto i lumtur, në paqe, i qetë, shpreso dhe mos u trishto“.

Zusätzliche Information

Gewicht 200 g
Größe 125 × 17 × 175 mm

Bewertungen

Es gibt noch keine Bewertungen.

Schreiben Sie die erste Bewertung für „Mos u trishto – Dr. Aid el Karni“

Ihre E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.