Beschreibung
„Shembulli i atij që ua mëson njerëzve të mirën dhe veten e harron, është sikur fitili që njerëzve u bën dritë por veten e djeg“
„Pejgamberi a.s dhe dituria“ – Dr. Jusuf Kardavi
€10.00
Fetarja është ajo që të bën të lumtur kur ta shikosh, të dëgjon kur ta urdhërosh, e ruan pasurinë tënde kur të mungosh, I frikësohet Allahut për sa i përket nderit, fëmijëve dhepasurisë sate. Shumë prej atyre që imagjinojnë idealin e jetës së tyre, rrallë që realizojnë atë që kërkojnë. Nuk ka nevojë për gjithë këto fantazi dhe egzagjerime. I riu duhet të kërkojë grua fetare, grua të mirë, e cila do të ruajë nderin e saj dhe do të mund të jetojë me të një jetë të lumtur, nuk i intereson nëse është e varfër nga pasuria, po nëse është e pasur nga morali.Pejgamberi a.s. thotë: “Martohuni, sepse gratë ju sjellin pasuri”. (Bezzari nga Aisheja r.a.).
Gjithashtu, disa të reja fluturojnë, kalorësin e ëndrrave të tyre e shohin me tipare të paimagjinueshme, po rrallë të gjendet një i tillë. Kjo është feja jonë, feja jonë e ka lehtësuar, e pse ta vështirësojmë ne? Duhet t’i kuptojmë këto gjëra dhe t’ua sqarojmë bijve e bijave tona, derisa ta zgjidhim këtë problem, derisa të martohen të rinjtë dhe të rejat. Në vend që të shkojë i riu nëpër rrugë që i dini, ku gjen haramin e lehtësuar; ose në vend që të martohet me një të huaj dhe të lë një vajzë vendit të vet.
„Shembulli i atij që ua mëson njerëzve të mirën dhe veten e harron, është sikur fitili që njerëzve u bën dritë por veten e djeg“
„Pejgamberi a.s dhe dituria“ – Dr. Jusuf Kardavi
Gewicht | 250 g |
---|---|
Größe | 148 × 35 × 210 mm |
Besim –
Shumë prej atyre që imagjinojnë idealin e jetës së tyre, rrallë që realizojnë atë që kërkojnë.
Një Libër që çdo i ri duhet të lexojë dhe praktikojë.
Respekt për Autorin Kardavi, është i pazëvendësueshëm.
qendra –
Faleminderit për komentin i nderuar, gëzohemi që Librat tanë ju pëlqejnë dhe janë të lexuar. Me respekt, QKSH