Beschreibung
Besimi në melekët është një prej bazave të besimit dhe imani nuk plotësohet pa besuar në këtë bazë. Melekët janë një prej botëve të fshehta, për besimin e të cilëve All-llahu i lavdëroi besimtarët, meqë ata vërtetuan lajmin e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij rreth asaj bote.
Citatet kur’anore dhe të Sunnetit e sqaruan këtë temë në mënyrë të hollësishme, prandaj ai që i vështron ato citate besimi ne melekët do t’i bëhet shumë i qartë, e nuk do t’i mbetet ndonjë ide e turbullt ne kokë. Njohja e melekëve forcon imanin, sepse njohuria e hollësishme është më e fortë sesa njohuria e përgjithshme.
Ato citate e sqaruan hollësisht këtë temë sepse mendja njerëzore nuk është në gjendje që vetvetiu të arrijë që të dijë tërë atë që i intereson rreth melekëve, shqisat njerëzore janë shumë të dobëta që t’i shohin melekët dhc ta dëgjojnë të folurit e tyre, e nuk ka dyshim se kjo dobësi është ne dobi të njeriut, sepse sikur ai të dëgjonte dhe shihte çdo gjë që e rrethon, nuk do të mund të jetonte. Na mjafton të paramendojmë se si një njeri dëgjon çdo valë që kap aparati i radios dhe të kuptojmë fatkeqësinë që do ta godet atë të gjorë, ai gjithgysh do të mahnitet dhe do të çmendet nga kjo.
Bewertungen
Es gibt noch keine Bewertungen.