Beschreibung
Një ndër Librat më të komentuar të Dr. Aid El-Karn-it tek ne, padyshim është libri „Kopshte me lumturi“.
Dije se jeta është mjaft e shkurtër, ndaj mos e shkurto më shumë memendime të rrezikshme, me pesimizëm dhe ç’mendje. Jeta nuk e meriton këtë, asaj i duhet buzëqeshje dhe kënaqesi. Grumbullo në mendjen tënde mendime prej të cilave nxjerr dobi dhe relaks, e nëse i përmirësove mendimet e tua, ti vërtet do të jetosh i lumtur, sepse ato të bëjnë të fortë si hekuri. Nëse të godet diçka e keqe, kujto që ka mundur të të godasë edhe më e keqja.
Pas vështirësisë vjen lehtësimi, me durimin vjen ndihma,
Pas natës se errët dhe të frikshme shpërthen agu i mëngjesit të ri,
pas intensitetit të erërave që bartin dhimbje, vjen komoditeti dhe qetësia,
pas mjerimeve të njëpasnjëshme, vjen mirëqenia,
e çdo ngjarjë dhe iter shtrëngatë e ka me vete edhe nga një ngushëllim e shtegdalje,
dera e luftës e ka një çelës,
po edhe kalaja e pathyeshme e ka një derë,
çdo këmishë e zjarrtë, e ka një xhep, nga ku hynë flladi dhe freskia…
Bewertungen
Es gibt noch keine Bewertungen.