Beschreibung
Jeta eshte e bukur dhe knaqesia e saj eshte bukuria, por devotshmeria ndaj Allahut eshte me e bukura… kështu nënvizon në mes tjerash Amër Halid në „Rrëfime që udhëzojnë“.
Ne jetën e secilit njeri ekzistojnë çaste dhe situata që shpijnë ne të mirë dhe në të keqe. Ka njerëz që i injorojnë ato çaste dhe e kalojnë jetën pa ndonjë cak a qëllim.
Ka edhe të tillë që e kanë njohur qëllimin e jetës.
Te ndokush fjalët që i dëgjon, pamjet që i sheh, dhuntitë që Allahu ia ka dhuruar, sfidat që e sprovojnë…lënë përshtypje të forte. Këto gjëra bëhen shtytëse për zgjim dhe paraqesin kthesë ne jetën e tij, ose te saj.
Zgjohu dhe fillo ta hulumtosh atë që e bën kthesën. Personin e tillë Allahu e udhëzon dhe e ndihmon ta gjejë rrugën e vërtetë.
Kisha dashur të shoh se si njerëzit kanë ndryshuar dhe janë nisur rrugës së vërtetë.
Në Kur’an kam gjetur mjaft shembuj që na mësojnë për ndërrmarjet e të tjerëve. Pasi i kam analizuar të gjithë këta shembuj dhe i kam kuptuar momentet e kthesës së njerëzve, më është bërë e qarte se mënyra më e mirë që të ecësh Rrugës se vërtetë është përmes dëgjimit dhe kuptimit të tregimeve për ndryshimin e njerëzve të tjerë, sepse mënyra e tillë e udhëtimit të tyre është edhe udhëzimi imi yt.
Bewertungen
Es gibt noch keine Bewertungen.