Beschreibung
Dhjetë këshilla të të menduarit pozitiv, nga autori Arab Ibrahim El-Fekij në librin e tij „Strategji të të menduarit“.
Studim i hollësishëm, që të ndihmon në ndryshimin e mendimeve negative në pozitive. Të mëson si të arrish qetësinë shpirtërore, dhe të njofton me dhjetë këshilla të të menduarit.
Mendimtari është ai që prodhon mendimet, mendimet shkaktojnë të menduarit; të menduarit shkakton përqendrimin, përqendrimi shkakton ndjenjat, ndjenjat shkaktojnë sjelljen (veprimet). Sjelljet shkaktojnë rezultatet, rezultatet tregojnë (përcaktojnë) jetën tënde aktuale. Nëse me të vërtetë dëshiron ta ndryshosh jetën tënde, atëherë, duhet të ndryshosh botëkuptimin si mendimtar.
Bewertungen
Es gibt noch keine Bewertungen.